Moderatorja e njohur truke, Seyhan Soylu, me nofkën ‘Sisi’ është bërë së fundmi kryefjala e mediave. Ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve teksa mori pjesë veshur me fustan nusërie në seancën gjyqësore ku ishte e pandehur për shkak të shkeljeve ligjore.

Në deklaratën para sallës së gjyqit, Seyhan Soylu,tha:

“Ky rast ishte rasti i lojës virtuale të dashurisë. Unë jam personi i parë që vij në gjykatë me fustan nusërie në Turqi. Teksa po mendoja ta vishja atë fustan nusërie në një tryezë martese, për fat të keq po e vesh rrugës për në gjykatë.”

Gjyqi vijoi me kërkesën për burgim deri në shtatë vjet për akuzat “shkelje të privatësisë së jetës private” dhe “fyerje nëpërmjet mesazheve me zë, tekst ose video” me arsyetimin se përdori fjalën “pervers” duke shpërndarë foto dhe video të jetës private të A.E, të cilin e ka njohur në rrjetet sociale dhe ka pasur një marrëdhënie emocionale, në llogarinë e tij në Instagram.