Partia Demokratike e konsideron si “nënshtrim” ndaj presidentit Ilir Meta, koalicionin e Berishës me LSI-në për zgjedhjet e 6 marsit.
Në reagimin e bërë, PD shkruan se e gjithë kjo bëhej që Meta të siguronte votat e duhura për pazarin e rradhës me kryeministrin Rama.
Postimi i Plotë nga partia Demokratike:
Për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës. Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e rradhës me Edi Ramën. Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën.
Demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta. Për hallin e Sali Berishës ata nuk do të bëhen më pjesë e pazarit të rradhës . Sot është e qartë, nëse zgjedhe Berishën dhe Metën, mban Ramën. Nëse zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën
Kujtojmë që ish kryeministri Sali Berisha pak ditë më parë zyrtarizoi koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit duke e quajtur “Shtëpia e Lirisë’. Që prej momentit të zyrtarizimit të koalicionit akuzat mes palëve kanë qenë të shumta. Por PD ka anashkaluar Monika Kryemadhin që mban kryetares së LSI-së, duke u përqendruar më shumë tek sulmet ndaj presidentit Ilir Meta.