Berisha: Dyert për primare ishin të hapur edhe për Luan Hotin, por Luan Hoti nuk donte votën. Kishte frikë nga vota juaj. Por ne jashtë votës tuaj nuk e pranonim atë kurrë. Dhe ai në vend se të vinte, zgjodhi të jetë jo kandidati juaj por kandidat i Lul bravës. Ftoj të gjithë banorët e rrethit të Durrësit, 6 Mars çdo votë për kandidatin e lirisë, e Shtëpisë së Lirisë, Ardi Mukën.
Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më të madh që ka parë gjiri i Durrësit ndonjëherë, Gjush Dakës, është vota më e humbur, është votë drejt të shkuarës, është votë për varfërinë. Ju lutem, ju lutem, asnjeri të mos i lejojë vetes një gabim të tillë, kurse vota për kandidatin e Lul bravën është absolutisht fiks për Edi Ramën dhe pushtetin e tij.