Ish-kryeministri Sali Berusha nis fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Sukth.

Ardian Muka është kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës për këto zgjedhje. Në fjalën e tij Muka tha se do bëjë çdo gjë për tju kthyer durrsakëve atë që u takon dhe se bravat janë pjesë e së shkuarës.

Berisha theksoi se qeveria ka abuzuar me qytetin e Durrësit në këto 8 vite duke lënë 20 mijë familje pa bukë, sipas tij me pastrim parash dhe projekte betonizimi.

Ardian Muka: Ju falenderoj miqtë e mi për këtë pjesmarrje masive në këtë festë të shpirtit demokrat, ku të gjithë jemi bërë bashkë.

Dajret apo bravat janë e shkuara! Ne nuk do ti shmangemi realitetit dhe dua tu kthej Durrësin atyre që u takon, atyre që e shohin pushtetin nga lart poshtë. Duhet të marrim në dorë fatet tona.

Poshtë pushteti dhe rroftë qyteti! 

Berisha: Të tillë janë durrsakët, njerëz të mrekullueshëm të cilët bëjnë gjithcka për një jetë dinjitoze porn ë 8 vitet e fundit, një qeverisje që varfëron dhe nuk begaton vendin e qytetarët e tij. Durrësi kurrë nuk e meriton këtë qeveri. Gradualisht ambiciet e saj për Durrësin kaluan cdo parashikim. Në mënyrën më të papërgjegjshme pas një sage të aferës korruptive më të madhe në Europë duke prekur 12 mijë familje që ushqeheshin me rroga në port, për të shtruar në një zonë ndërtimesh.

Për Edvinin dhe Lul Ramën, larjen e miliarda parave droge, shikoni cfarë janë në gjendje ti bëjnë qytetit, tip resin si me sëpatë 3 mijë vite histori. Nëse do të ndërtosh një port të ri në Porto Romano atëherë jepu këto metra katrorë qytetarëve të Durrësit.

Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj shqiptarëve dhe durrsakëve.