Një ditë spektakolare për ekipin e Nottingam Forest. Skuadra angleze që ndodhet në kategorinë e dytë në Championship ka bërë surprizën e madhe duke eleminuar nga FA Cup Leicester.
Një disfatë e rëndë për “dhelprat” që si duket bordi i Leicester do të marrë masa ndaj lojtarëve dhe trajnerit Brendan Rodgers.
Përveç humbjes 4-1, fakti tjetër ishte se skuadra nuk arriti në asnjë moment të ishte e rrezikshme. Nota më e keqe ishte episodi kur një tifoz i Leicester hyri në fushë dhe goditi me grushte lojtarët e Nottingam kur po festonin golin e tyre të tretë. Për fat nuk u shkaktua asnjë dëm serioz tek lojtarët.