Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit Evis Kushi kanë nisur një vizitë në Itali, ku kanë takuar drejtuesit e disa universiteteve, dhe ku janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi
U nënshkruan marrëveshjet për diploma të dyfishta midis universitetit të Tuscia-s në Itali dhe universiteteve shqiptare: Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor, Universiteti Mesdhetar.
Marrëveshjet janë në fushën e:
Biologjisë Mjedisore në Bachelor me Universitetin e Tiranës
Pyjeve dhe Mjedisit për UBT,
Inxhinierisë Mekanike me UPT në nivel master,
Marketingut me UMSH,
Marrëveshjet parashikojnë që studentët në këto programe të bëjnë një vit studime në Shqipëri dhe një vit në Itali. Në përfundim do të marrin diploma të dyfishta një shqiptare një italiane.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama ka thënë se ka shumë të përbashkëta mes vendeve tona, dhe në fushën e arsimit. Rama tha se njësoj si në Shqipëri, edhe në Itali, studentët lëvizin nga jugu drejt Veriut, ose dhe më tej drejt shteteve të Europës Veriore.
“Është kënaqësi e madhe për mua që jam këtu, dhe përjetova mikpritjen që nga minuta e parë e mbërritjes sonë, falenderoj rektorin dhe ekipin e tij.
Për të krijuar ura të reja komunikimi, dhe për të hapur dyer bashkëpunimi, dua të them që më bëri jashtëzakonisht përshtypje biseda që pata me rektorin, pasi munda të kuptoj më shumë, edhe për problemet që janë sot mes nesh, problemet që janë tani të pranishme për Universitetet në Itali, janë edhe te ne, duke nisur nga problemi që ndihet nga të dy anët, në Itali të rinjtë ikin drejt veriut të Europës.
Ajo që kemi të përbashkët është ta orientojmë këtë në mënyrë të përgjegjshme, pa rënë në kurthin e politikave të së shkuarës, për ne është e rëndësishme për të parë hapësirat, që të ndërkombëtarizojmë universitetet tona, dhe për tiu dhënë mundësi dhe studentëve të huaj, që të vijnë në Shqipëri.
Kemi një shembull të veçantë në Shqipëri, në Tiranë, shembulli i Universitetet Zoja e Këshillit të Mirë, i cili u themelua shumë vite më parë, me mbështetjen e selisë së shenjtë, na jep mundësinë të kuptojmë se si mund të lindin këto sinergji, këto bashkëpunime“, u shpreh Rama.
Kryeministri shqiptar tha se shumë e rëndësishme mbetet zbatimi i këtyre marrëveshjeve.