Çifti bashkëshortor nga Wisconsin ka fituar gjysmën e çmimit kryesor prej 623,6 milionë dollarë në lojën e fatit “Powerball”, ka njoftuar sot lotaria e këtij shteti amerikan.
Tammy and Cliff Webster që jetojnë në Oneid, kanë fituar 316 milionë dollarë gjatë tërheqjes së numrave fitues gjatë 5 janarit. Tiketën fatsjellëse e kishin blerë në Kaliforni.
Po konsiderohet si xhekpoti i shtatë më i madh në historinë e “Powerball”. E çifti Webster kanë zgjedhur opsionin që menjëherë të tërheqin 225 milionë dollarë pata të thata, në vend se të tërheqin paratë me rata gjatë një viti. E pas tatimit, atyre do t’ju mbeten 154 milionë dollarë.
“Gjithmonë kemi besuar që kemi gjasa të fitojmë nëse luajmë dhe tani është realizuar ëndrra jonë. Jemi falënderuar për këtë ngjarje”, ka thënë Tammy Webster, e bashkëshorti i saj theksoi se është “një bekim nga perëndia”.
Ata nuk kanë zbuluar sesi do t’i shpenzojnë paratë, por ajo çfarë dihet është se punonjësi i dyqanit ku u shit tiketa fituese do t’i fitojë nga çifti 100 mijë dollarë.