Policia britanike ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës pasi një qen i quajtur Rambo nuhati fabrikën e tyre të kanabisit. Vlera e saj arrinte deri në 1.4 milion paund.

Tre shtetasit shqiptarë u gjetën të fshehur në dollap pasi Rambo nuhati aromën e tyre.

Renald Dema, 21 vjeç, Ali Hoxha, 29 vjeç dhe 24-vjeçari Juljan Jaku, të tre me origjinë shqiptare mësohet se kanë qenë pjesëmarrës në operacionin e prodhimit të drogës.

Ata u dënuan me 7 vite burg në total.

Si i zbuloi Rambo shqiptarët?
Grupi i shqiptarëve u zbulua kur Rambo u dërgua nga pronari i tij, Avtar Singh, në palestrën që ai drejton në vendin fqinj.

Qeni ishte aty për të takuar një grup të rinjsh me nevoja të veçanta, por u “çmend” nga një vrimë në mur midis palestrës dhe fermës së drogës në Leicester.

Zoti Singh vuri re bimët dhe njoftoi policinë që gjeti tre shqiptarët të fshehur.

Dema u burgos për 27 muaj, Hoxha 33 muaj dhe Jaku 2 vjet e gjysmë.

Babi i dy fëmijëve, Avtar ka thënë më parë për The Sun se e shpërbleu tetëvjeçarin Rambo për gjetjen e tij me një darkë me biftekë.