Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për kreun e bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka mbajtur fjalën e tij sot para qytetarëve shkodranë të cilëve u ka këruar që ta votonin për të sjellë një ndryshim në qytet.

Spahia tha se demokratët shkodranë nuk mund të pranonin më një model humbës që do i bënte të qëndronin përjetësisht në opozitë, duke thumbuar kështu edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Bardh Spahia: Unë jam këtu sot sepse shumë njerëz më kanë besuar dhe përkrahur, pas një manifestimi të jashtëzakonshëm të votës së lirë nga ana e anëtarësisë së PD. Sot dua të garantoj të gjithë demokratët se askush nuk mund të na ndalë në rrugën tonë për të pasur një parti fituese që nuk bën pazare në kurriz të demokratëve. Qytetarëve të Shkodrës dua t’ju garantoj se jam më i motivuar se kurrë për të pasur një qeverisje të mirë për Shkodrën.

Askush nuk ka mundur të na nëpërkëmbë. Këtë ne nuk do ja lejojmë askujt, prandaj unë sot jam këtu bashkë me shumicën e shkodranëve për të mos lejuar që krenarinë tona ta nzjerrin në pazar ata që dinë vetëm të humbasin. Ky është modeli më i keq. Kjo është një nga arsyet më të forta pse jam në këtë garë, për ta zhbërë këtë model antidemokratik dhe humbës. PD nuk është e atyre që mbajnë zyrat dhe refuzojnë të shohin realitetin, është e juaja që refuzoni të mbani një model humbës i cili na mban përjetësisht në opozitë. Refuzoj me nenveri cdo parullë të opozitës fasadë të Edi Ramës që nuk njeh asnjë parullë tonën dhe nuk na njeh si demokratë. Po kush janë më demokratë se ne që kemi sakrifikuar aq shumë? Mos janë ata që rrijnë dhe bëjnë politikë me postime nëpër rrjete sociale? Ne nuk luajmë me mundin e demokratëve dhe nuk e përdorim për pazare. Ne kemi mundësi të fitojmë bashkinë e Shkodrës.