Organizata në të cilën bëjnë pjesë të arrestuarit rezultojnë se kanë përdorur edhe një stjuardesë për të dërguar në Brazil rreth 300 mijë euro, para të ardhura nga shitja e kokainës.
TIRANË– Giuseppe Guttadauro, i njohur si “doktori” dhe që është pjesë e klanit mafioz ‘Cosa Nostra’ është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Mediat italiane shkruajnë se Guttadauro u arrestua në Palermo bashkë me të birin, Mario Carlo Guttadauro pasi akuzohen për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. ‘Doktori’ akuzohet se kishte rolin e ndërmjetësit për tregtinë e drogës, kryesisht me vendet e Amerikës së Jugut. Nëse nuk do të ishte arrestuar ai do të kishte arritur ë tregtonte një sasi të madhe kanabisi që kishte planifikuar ta bënte përmes një shqiptari. Ky i fundit do t’i shërbente për t’i siguruar një kanal për furnizimin e kokainës nga Amerika e Jugut.
Organizata në të cilën bëjnë pjesë të arrestuarit rezultojnë se kanë përdorur edhe një stjuardesë për të dërguar në Brazil rreth 300 mijë euro, para të ardhura nga shitja e kokainës.
‘Doktori’ për të zgjidhur një mosmarrëveshje që një grua e pasur romake kishte me një institucion bankar për rreth 16 milionë euro. Në këmbim atij i ishte premtuar një sasi e konsiderueshme parash. E për ta çuar deri në fund zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje Guttadauro ka përdorur edhe dhunë, një taktikë e ashpër e klanit “Cosa Nostra” e zbuluar nga i penduari i drejtësisë Francesco Colletti. Në kuadër të të njëjtit hetim, po hetohen edhe subjekte të tjera të Palermos, tre prej të cilëve konsiderohen të lidhur me familjen Palermo-Roçella dhe dy, në konkurrencë me Mario Carlo Guttadauro.