Home ELBASANI SOT VIDEO/POLITIKA PËR REHABILITIMIN E FËMIJËVE NË SITUATË RRUGE

VIDEO/POLITIKA PËR REHABILITIMIN E FËMIJËVE NË SITUATË RRUGE

19

Pavarësisht përpjekjeve nuk është zhdukur fenomeni

 Fëmijët në situatë rruge janë një fenomen i pranishëm edhe në rrugët e qytetit të Elbasanit. Bashkitë nëpërmjet njësisë sa mbrojtjes së fëmijëve nuk kanë mundur ti heqin këta fëmijë nga rruga dhe ti orientojnë drejt institucioneve arsimore.

Pavarësisht indicieve që reflekton terreni, bashkia e Elbasanit e vlerëson vitin 2021 pozitiv ndërsa sipas kryebashkiakut Llatja fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë janë ndihmuar edhe financiarisht.

Por nga një vëzhgim në rrugët e qytetit reflektohet e kundërta. Në zemër të Elbasanit, pranë kalasë shekullore është thuajse e pamundur që çdo ditë të mos shohësh fëmijë që kërkojnë lëmoshë. Ata nuk i kanë fëmijët thonë se nuk frekuentojnë as kopshtin dhe as shkollën dhe se në familje këtë punë e bëjnë edhe fëmijët e tjerë.

Në një qytet të varfër si Elbasani ku papunësia është në shifra të larta njerëzit që kërkojnë lëmoshë janë të shumtë.