Home ELBASANI SOT VIDEO/ULET NUMRI I TË INFEKTURVE ME COVID-19 NË ELBASAN

VIDEO/ULET NUMRI I TË INFEKTURVE ME COVID-19 NË ELBASAN

25

Hila bën thirrje për vaksinim

Gjatë muajit Janar në Elbasan janë bërë 4628 testime ku kanë rezultuar pozitiv me Covid 1836 persona. Sipas të dhënave nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Elbasan bëhet me dije se muaji Shkurt ka nisur me një ulje të rasteve ditore Covid-19. Mjekja Epidemiologe në Elbasan Erleta Hila thotë se gjatë dy javëve të para të shkurtit situata në Bashkinë Elbasan, Cerrik dhe Peqin paraqitet me një ulje të numrit të testimeve dhe të rasteve pozitive me covid-19

Gjithashtu Hila thotë se një interes të lartë gjatë muajit Janar dhe fillimit të Shkurtit kishte dhe vaksinimi me dozë të tretë nga grupmosha 60-70vjec dhe me dozë të parë, grupmosha 30-40 vjec.

Situata e shtrimeve me covid-19 paraqitet e qëndrueshme ku aktualisht në Spitalet Covid janë të shtruar 123 pacient ku 17 paraqiten në gjendje më të rënduar.

Qarku i ELbasanit ka një mbulesë vaksinale të ulët ku është vaksinuar vetëm 41% e popullsisë. Instancat shëndetësore bëjnë apel për vaksinim dhe për respektim të masave anti covid.