Në vend që të pranonte një test të ofruar nga pala ruse për të verifikuar nëse ishte i infektuar me koronavirus, Kancelari Scholz preferoi një mjek të sjellë nga ambasada gjermane në kryeqytetin rus dhe në këtë mënyrë kreu testin PCR para se të hynte në godinën e Kremlinit.
Sipas burimeve nga delegacioni gjerman, zyrtarët rusë të shëndetësisë ishin të pranishëm gjatë testit që ju bë Kancelarit.
Javën e kaluar edhe Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu refuzoi të testohej nga testi rus PCR para takimit me Putinin. Bisedimet midis Macron dhe Putin u mbajtën në një tryezë gjashtë metra të gjatë për të ruajtur një distancë drastike fizike.
Në një konferencë për shtyp pas takimit, Putin dhe Macron qëndruan disa metra më tutje. Gjermania është partneri më i madh tregtar i Rusisë në Europë.
Scholz ishte i fundit nga disa krerë shtetesh dhe qeverish perëndimore që janë të përfshirë në një ofensivë të fortë diplomatike për të parandaluar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.