Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në Brazil nga rrëshqitjet e dherave dhe shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë qytetin malor të Petropolis në shtetin malor të Rio de Janeiro në Brazilin.
Për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq autoriteti komunal në Petropolis shpalli “gjendjen e fatkeqësisë”.
Për shkak të prezencës së madhe të ujit në rrugë shumë dyqane janë përmbytur. Në më pak se gjashtë orë, ranë 260 milimetra shi në vende, me fjalë të tjera vëllimi i ujit ishte më i lartë se normalisht i regjistruar gjatë gjithë muajit shkurt, tha shërbimi meteorologjik MetSul.
Gjatë një vizite zyrtare në Rusi, Presidenti Zaich Bolsonaru siguroi përmes Tëitter se ishte i informuar për “tragjedinë” dhe u kërkoi ministrave të tij që të ofronin “ndihmë të menjëhershme për viktimat”./abcnews.al