Nga:Klodian Taçe
Të nderuar bashkqytetarë si sot para 62 vitesh me Dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullorë Nr. 3060 Gramshi u shpall qytet.
Nostalgjia përgjatë këtyre viteve na sjellë ndërmend kontributin e atyre mijëra banorëve të rinj e të vjetër të qytetit tonë👏,të cilët falë aftësive të tyre për dekada punuan me dashuri❤️ e përkushtim për zhvillimin e Gramshit tonë.
Në këtë 62-vjetor ne i përulemi 🙏me mirënjohje të gjithë atyre që bënë, historinë📜 e këtij qyteti, që na mësuan zakonin e mikpritjes dhe që na lanë trashëgimi virtyte pozitive dhe tradita kulturore për të cilat jemi të gjithë krenar👏.
Ne duhet të vlerësojmë dhe të kujdesemi për qytetin tonë, në këtë vend ku jetojnë të afërmit dhe miqtë më të afërt, ku fëmijëria dhe momentet më unike i kemi kaluar në këto rrugica
Urime dhe Gëzuar 62 vjetorin qyteti ynë i bukur🌹
Lulëzofsh dhe begatofsh gjithmonë🙏