Kryedemokrati Lulzim Basha pati mëngjesin e sotëm një takim me banorët dhe biznese në lagjen nr.9 të kryeqytetit. Në fjalën e tij përballë qytetarëve Basha u zotua se nuk premton mrekulli por premton rikthimin në normalitete, ku shteti do të jetë në shërbim të qytetarëve. Kryedemokrati theksoi se me ardhjen në pushtet do të rrisë pensionet minimalisht dyfish në raport me inflacionin, si dhe do të bëjë një rimbursim të plotë të barnave.

Mrekulli nuk ju premtoj, normalitet. Do t’ju kthej shtetin, do ta kthejë administratën në funksionin tuaj, që në vend që t’ju terrorizojnë e t’ju shkatërrojë, t’ju vijë në ndihmë sadopak që të punoni, të jeni të lirë të punoni

Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kë/h e parë për muaj

Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri.

Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet”, tha Basha.

Teksa dëgjoi dhe problematikat e banorëve të zonës të lidhur më situatën socio-ekonomike, kryedemokrati u bëri me dije qytetarëve se ai do ta përmirësojë atë pasi nuk vjen me premtime por me plan konkret pune.

Qytetari: Po paguajmë për fëmijët, po paguajmë për gjithçka. Dalim në 6 të mëngjesit shkojmë në 10 të darkës, nuk ka, domethënë asnjë gjë në këtë vend. Ka mbaruar!…

Lulzim Basha: Problemi kryesor është që, ju po e bëni detyrën tuaj si prindër. Shpresoj ata fëmijë po j’ua shpërblejë sakrificën. I vetmi që s’po bën detyrën, është kryeministri dhe qeveria.

Qytetarja: Urojmë që ti të jesh, domethënë që të presim nga ty ditë më të mira. Të presim ditë me diell, jo ato ditë që kaluam ose që po kalojmë tani vështirësi të mëdha.

Lulzim Basha: Të falënderojë nga zemra!

Qytetari: Shumë u bënë 8 vite, shumë u bënë. Nuk durohet më shumë.

Lulzim Basha: 8 vite!

Qytetari: Shumë, shumë!

Lulzim Basha: 8 vite e njëjta histori.

Qytetarja: Urojmë që të jesh kryeministri i së ardhmes dhe të jesh një shembull për Shqipërinë.

Lulzim Basha: Dhe unë ju garantojë që nuk do ju zhgënjeheni. Mrekulli nuk ju premtoj, normalitet, do t’ju kthej shtetin, do ta kthejë administratën në funksionin tuaj, që në vend që t’ju terrorizojnë e t’ju shkatërrojë, t’ju vijë në ndihmë sadopak që të punoni, të jeni të lirë të punoni. Shteti ka për detyrë të garantojë ligj, siguri, barazi, konkurrencë, dinjitet.

Gjatë bisedave me qytetarët, kreu i opozitës shpalosi detaje të programit ku vend të veçantë do ketë edhe plani për rritjen e pensioneve dhe fasha mbrojtëse për pagesën e energjisë.

Lulzim Basha: Përshëndetje si jeni?

Qytetari: Përshëndetje!

Qytetarja: Mirë, si pensioniste mbahemi një çik si me siklet.

Lulzim Basha: E di.

Qytetarja: Unë i bëj thirrje të gjithë pensionistëve që të votojnë për Lulzim Bashën. Ta përmbysim këtë qeveri me një fjalë.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra.

Qytetarja: Të falënderoj edhe për ne pronarët se na vjen keq që na thonë ish pronarët që me ligjin që keni vendosur. Ju përshëndes.

Lulzim Basha: Më vjen shumë mirë që e ke ndjekur programin tonë edhe për pronarët edhe për pensionistët nuk do t’ju harrojmë përkundrazi. Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kë/h e parë për muaj, e treta rimbursimin do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri.

Sipas kryetarit të PD, situata do të ndryshojë me ndryshimin e madh të 25 prillit dhe këtij ndryshimi do ti prijë rinia.

Lulzim Basha: Punët si po të shkojnë?

Qytetari: Po si të gjithë shqiptarët. Mos e pyet

Lulzim Basha: Dobët?

Qytetari: Më dobët s’ka, po çfarë të bëjmë tani?!

Lulzim Basha: Çfarë të bëjmë? Të bëhemi të gjithë bashkë dhe në 25 Prill t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

Qytetari: Ishallah edhe premtimet që jepen para të mbahen mbrapa se dhe kështu nuk shtyhet.

Lulzim Basha: Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet.

Faxweb.al