Në kuadër të sigurisë në burgje mbrëmjen e së shtunës , Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në IEVP e Peqinit.
Sipas burimeve mësohet se gjatë këtij operacioni autoritetet kanë gjetur tek të dënuarit telefona dhe kaçavida.
Ndërkaq theksohet se një kontroll i tillë është bërë pas sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin sende të ndaluara.
“Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka organizuar një operacion të shpejtë dje duke filluar nga ora 23.30 në IEVP Peqin, pas sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin sende të ndaluara. Dy grupe të Forcave Operacionale, gjatë kontrollit kanë konstatuar: Tre telefon celularë, tre karikues si dhe katër kaçavida. Materialet i kaluan SHKBB për hetime të tjera’, thuhet në njoftim.