Pas fitores së çmimit të “Vëllait të Madh”, balerini Ilri Shaqiri ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Iliri ka publikuar kronikën e lajmeve të Top Channel teksa shprehet i habitur për përmasat e mëdha që ka marr ky program.

Ai premton se shumë shpejt do të jetë live, ndërkohë që falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Qenka bo nami, halllall rrogat të gjithëve. Ju përshëndes.Lajmet i pamë dhe së shpejti shihemi live. Ju dua shumë të gjithëve.”- shprehet Iliri në videon e publikuar në Instastory./