Një numër i madh tankesh të blinduara të pikturuara me shkronjën “Z” u panë duke ecur drejt kufirit me Ukrainën – ndërsa rajoni lindor vazhdon të tronditet nga granatimet.
Rreth 200 automjete ushtarake u vunë re në Shebekino, përtej kufirit nga Rajoni i Kharkiv-it të Ukrainës, me shenjat “Z” “të aplikuara me nxitim” në pjesën e pasme të shumicës së automjeteve.
Dyshohet se shenjat janë caktuar për role specifike qe do te kene ne beteje keto mjete ushtarake mes tensioneve në rritje për një pushtim të afërt.
Tanket shoqeroheshin me kamionë me karburant dhe automjete furnizimi
Kanali i pavarur rus Hunter’s Notes, i cili monitoron nga afër lëvizjet ushtarake, tha se “të gjitha pajisjet [të shënuara me “Z”] u panë pranë Kursk dhe në rajonin Shebekino të Belgorodit në kufirin me Ukrainën.
“Ukrainasit kanë tanke dhe automjete shumë të ngjashme me rusët dhe keta te fundit do të duan të zvogëlojnë rrezikun e zjarrit prej tyre”, ka thene nje burim.
Kjo levizje vjen nderkohe qe zonat kufitare me Ukrainen po tronditen nga nje seri shperthimesh ne zonen lindore të shtunën vonë.
Shefi i NATO -s paralajmëroi se sinjalet që vijnë nga Rusia sugjerojnë se Moska po përgatitet për një “sulm të plotë”.