Home SHOWBIZ Donaldi premtoi 4 shtëpi bamirësi, fansat e ironizojnë: “Jepi rrogën Einxhelit një...

Donaldi premtoi 4 shtëpi bamirësi, fansat e ironizojnë: “Jepi rrogën Einxhelit një herë”

143

“Vërtet nuk e fitova çmimin e madh, por kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i shtoj nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, 2 shtëpi në Kosovë dhe 2 shtëpi në Shqipëri”.

Kështu u shpreh dje Donald Veshaj, në një video të postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram, një ditë pas finales së madhe të Big Brother VIP Albania.

Problemi është se ka edhe nga ata fansa, të cilët e kanë ironizuar Donaldin. Arsyeja është e thjeshtë. Një nga temat më të diskutuara në shtëpi ka qenë një debat i tij me Einxhelin.

Kjo e fundit është ankuar se Donaldi nuk e ka paguar për një projekt në Vizion Plus. Kjo e ka nxitur një fans të shkruajë: “Le t’i japë rrogën Einxhelit një herë, pastaj të shohim”. Epike!