Një 63-vjeçar ka gjetur vdekjen këtë pasdite në fshatin Gjazë të rrethit Lushnjë.
Sipas burimeve, viktima Asqeri Senka ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë dhe gjatë lëvizjes me motor dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.
Pas rënies ka përplasur kokën me bordurën dhe mungesa e kaskës mbrojtëse i solli vdekjen gjatë transportit për në spitalin e Lushnjës