Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht shtetasin F. K., 45 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”, pasi ushtronte aktivitetin në lokalin e tij, pa lëshuar kupon tatimor.
Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 36 vjeç, banues në Bradashesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetaset S. G., 55 vjeçe dhe Xh. Ç., 54 vjeçe, banuese në fshatin Dushk, Belsh, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëra-tjetrën, me grushte dhe me sende të forta.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.