Home ELBASANI SOT VIDEO/INVESTIME NË SHKOLLËN “ONUFRI” NË ELBASAN?

VIDEO/INVESTIME NË SHKOLLËN “ONUFRI” NË ELBASAN?

25

Projekti gati por nuk ka financim

Pavarësisht se përgatisin artistat e sa ardhmes vëmendja për shkollat artistike në të gjithë vendin ka qëne minimale. Sipas Kushit ky është momenti kur do ti kthejnë sytë nga këto të fundit, duke e nisur fillimisht me liceun artistik e më pas do të vijohet me shkollat e tjera përfshirë edhe atë të Elbasanit “Onufri”

Ministra Kushi së bashku me kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja thnë se edhe për shkollën artistike është menduar projekti por që ende nuk ka një datë konkrete për fillimin e punimeve pasi nuk ka akoma financim të miratuar.

Shkolla artistike Onufri është e vetmja në qarkun e Elbasanit që përgatit artistë por që prej dekadash nuk ka njohur asnjë investim duke bërë që nxënësit që studiojnë këtu të kenë kushte minimale.