Tabaku: A keni marrë ndonjë porosi nga kryeministri për këtë koncesion? Sepse janë kryer 17 procedura për këtë koncesion. Keni marrë urdhër nga eprori juaj për të përshpejtuar këto procedura?
Agaçi: Unë nuk kam pasur asnjë lloj porosie të tillë, por ajo që mua më intere3son të dëshmoj para jush, është aluduar në media në lloj lloj shpifjesh për këto 17 vendime të Këshillit të Ministrave të miratuar brenda ditës.
Tabaku: Boçi na ka bërë një përshkrim të 17 procedurave të bëra një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave. A u është bërë presion për diçka të tillë?
Agaçi: Në administratën publik edhe në këtë moment që flasim zhvillohen me qindra procedura. Unë doja vetë t’ju kujtoja kompetencat e zyrës që unë përfaqësoj. Nuk përgjigjem për asgjë tjetër që është jashtë funksioneve të mia. Mund të them se këto procedura kanë filluar nga mesi apo fundi i korrikut.
Thënë kjo, procedurat në përgjithsësi kanë filluar në korrik dhe nuk do thotë se kanë filluar dhe miratuar po atë ditë. Dua të saktësoj, Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë kontratë.