Ndërkohë që kryeministri Rama është duke vijuar dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ka patur ndërhyrje edhe nga deputetët e majtë ndaj Jorida Tabakut. Kjo e fundit kërkoi nga teknika e Kuvendit që të mos i heqin asaj mikrofonin dhe t’ia lenë atë hapur kryeministrit.
Ndërkohë që thoshtë këtë, ndërhyri Ermonela Felaj, gjë që sipas Tabakut ishte një tentativë për të treguar besnikërinë ndaj kryeministrit.
“Zonja Felaj, z.Rama është i sigurt për besnikërinë tuaj. Pa merak”, i tha Tabaku-Felajt.
Ndërkohë thuheshin këto, Tabaku i tha Ramës të mos e ngrinte zërin, gjë që shkaktoi reagimin e Ramës. Kryeministri tha se kryetarja e Komisionit duhej të përqëndrohej te pyetjet dhe çështja.
Tabaku tha se për këtë çështje ishte një ministër në burg dhe në fakt duhej të kishin frikë anëtarët e maxhorancës. /abcnews.al