I pyetur nga kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, nëse e di që dy prej inceneratorëve nuk kanë përfunduar ende, Rama i mbrojti me zell këro investime, duke thënë se janë vepra për të cilat ndihet krenar.
Pjesë nga debati:
Rama: Për plehrat do të paguhet një më një, kemi të bëjmë me këto para, për Tiranën kam një dokument që është 36.9 milionë euro, në një çmim për ton 29 euro, ka një krahasim për çmimin për të njëjtin shërbim në vende të tjera, shpresoj që të ma gjejnë . Këto para janë për shërbimin, nuk janë para që i ka marrë kompania, janë para që i jep qeveria për mbështetje, pa rritur taksat më tej për shërbimin.
Ju kujtoj që qeveria e mëparshme, i është kërkuar nga bashkia e Tiranës, që për shërbimin e pastrimit, të mos i hyjmë komenteve që ishte katastrofë, nuk ka 100 milionë ky është thelbi. Këto janë para që paguhen ditë për ditë, dhe janë arsye se pse Tirana është e pastër, dhe Durrësi merr frymë lirisht.
Mund të vazhdojmë deri pasnesër, unë këtu jam. Këtu është çështja se çfarë dëgjojnë të gjithë, jo vetëm se çfarë dëgjoni ju.
Tabaku: A ka projekte të tjera që kanë marrë një mobilizim të tillë financiar?