Home ELBASANI SOT LUKAXHI, FSHATI QË PO BRAKTISET ÇDO DITË NGA BANORËT

LUKAXHI, FSHATI QË PO BRAKTISET ÇDO DITË NGA BANORËT

175

Në fshat mungojnë kushtet bazike

Lukaxhi është një fshat në njësinë administrative Labinot Mal në Elbasan, ku prej 3 dekadash përballet me mungesën e infrastrukturës rrugore, kujdesit shëndetësor,arsimor,të cilat po bëhen shkak i braktisjes së këtij fshati.

Banorët tregojnë se prej vitesh nuk kanë parë asnjë investim, përveç premtimeve të shumta në kohë fushate elektorale.

Nëse dikur në këtë fshat banonin 1200 banorë sot ky numër është reduktuar në 480. Ndërsa ka lagje të këtij fshati që nuk banojnë më shumë se 2-3 familje.

Në shkollën e fshatit ka 20 vite që mungon energjia elektrike. Përgjegjësi i saj flet më shumë për këtë problematikë.

Edhe pse ka resurse të shumta, njerëz punëtor, por mbi të gjitha një klimë të freskët mungesa e vëmendjes ka bërë që zona të mos njohë zhvillim.