Ministria e Brendshme e Ukrainës tha të enjten se tre helikopterë rusë u rrëzuan në rajonin e Kievit.
“Një helikopter rus K-52 dhe tre helikopterë pranë Gostomel u rrëzuan në rajonin e Kievit, afër Mezhyhirya,” tha ministria në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit.
Më herët të enjten, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se gjashtë avionë rusë ishin rrëzuar ndërsa forcat sulmuan Ukrainën.
Ushtria ruse i mohoi pretendimet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Rikthehen shpërthimet afër Kievit, CNN flet për 50 goditje të forta
Pas disa orësh qetësie në orët e mëngjesit sipas kohës lokale, ekipet e CNN në Kiev, Kharkiv, Odessa dhe Mariupol kanë raportuar se kanë dëgjuar edhe një herë zhurma goditjesh të enjten, megjithëse këto deri tani duket të jenë më pak të forta se shpërthimet e raportuara gjatë natës.
Një dëshmitar okular që pa dhe dëgjoi goditjen e fundit në qytetin e Brovary në periferi të Kievit e përshkroi situatën si “të tmerrshme”.
Ekipi i CNN në Kharkiv, në Ukrainën lindore, ka dëgjuar rreth pesë shpërthime që janë disa larg.
Në qytetin jugor të Odessa, ekipi ynë dëgjoi një goditje që ishte mjaft afër qendrës së qytetit, saqë aktivizoi alarmet e makinave. Një tjetër shpërthim u dëgjua përgjatë bregut të Odessa pas pesë deri në gjashtë shpërthime të largëta në agim.
Në Mariupol, në juglindje të vendit, ekipi i CNN dëgjoi një breshëri artilerie që zgjati gati 20 sekonda.Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” .