Home BOTA  120 spitale në dispozicion për të plagosurit nga sulmet e Rusisë

 120 spitale në dispozicion për të plagosurit nga sulmet e Rusisë

11

Polonia ka bërë me dije se është duke përgatitur një tren mjekësor për të transportuar ukrainasit e plagosur nga pushtimin rus.

Lajmi është dhënë nga ministria e Shëndetësisë e vendit, sipas Reuters.

“Polonia po përgatitet të pranojë emigrantë nga Ukraina, përfshirë qytetarët ukrainas të prekur nga konflikti i armatosur. Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që çdo person që hyn në territorin e Polonisë të ketë akses në kujdesin shëndetësor, përfshirë shtrimin në spital. Në spitale po përgatiten shtretër për pranimin e të plagosurve.”-njofton ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë i Polonisë, Adam Niedzielski, tha se Polonia kishte përgatitur një listë me 120 spitale ku mund të trajtoheshin personat e prekur nga konflikti në Ukrainë.

“Në total, ne vlerësojmë për momentin se do të ishte e mundur të pranoheshin disa mijëra pacientë të lënduar si rezultat i armiqësive, përfshirë ata të plagosur rëndë”, tha ai për mediat lokale.