Home AKTUALITET Nis takimi i liderëve të G7

Nis takimi i liderëve të G7

30

Ka nisur takimi i liderëve të G7, që u thirr pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia mëngjesin e sotëm.

Sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti amerikan Joe Biden dhe liderët e tjerë po diskutojnë përgjigjen e tyre të përbashkët ndaj sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Presidenti Biden dhe liderët po diskutojnë përgjigjen e tyre të përbashkët ndaj sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Presidentit Putin ndaj Ukrainës”, shtoi zyrtari.

Një numër zyrtarësh të sigurisë kombëtare mbërritën në Shtëpinë e Bardhë këtë mëngjes përpara pjesëmarrjes së Biden në takimin virtual, shkruan CNN.