Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë sot në ditën e saj të tretë.
Konflikti i nxehtë tashmë është zhvendosur në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit
Teksa lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në ditën e saj të tretë, zyrtarët perëndimore kanë shprehur paralajmërime të frikshme.
Sipas tyre nëse në rast se operacione i ushtrisë ruse dështon, atëherë Vladimir Putin mund të përdorë, super armën e tij.
Daily Mail, raporton se zyrtarët frikësohen nga fakti se presidenti rus do të përdorë raketat termobarike.
Raketat ndezëse dhe termobarike përdoren gjerësisht nga shumë ushtri në mbarë botën.
Raketat ndezëse dhe termobarike janë përdorur vazhdimisht në konfliktet lokale në vitet e fundit, përfshirë në Siri.
Armët termobarike u përdorën si nga SHBA ashtu edhe nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1960. Në shtator 2007, Rusia shpërtheu armën më të madhe termobarike të krijuar ndonjëherë.
Efektiviteti i raketave ndezëse dhe termobarike varet shumë nga moti – domethënë, kur bie shi, fryn erë ose bie borë e madhe, dhe për rrjedhojë, gjerësia e zonës së prekur zvogëlohet.