Qytetarët drejtë mazhorancës
Zgjedhet e pjesshme lokale per kryetarët e rinj të bashkive do të zhvillohen edhe në qytetin e Rrogozhinës. Në këtë zonë elektorale duket se fushata elektorale është e qetë dhe qytetarët nuk janë përfshirë shumë politikisht.
Edhe pse fushata zgjedhore ka filluar prej disa ditësh në qytet zor se kuptohet se është duke u zhvilluar një e tillë pasi ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim mungojnë posterat politik apo sloganët e ndryshëm për të mbështetur kandidatin.
Qytetaret e Rrogozhinës thonë për Egnatia Neës se do ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Sa i takon bindjeve politike ato anojnë nga mazhoranca.
Komisioni qendror i zgjedhjeve ka ngritur KZAZ nr 43 e cila është caktuar në qëndrën kulturore të qytetit. Më datë 6 Mars qytetarët e Rrogozhinës do të votojnë për 3 kandidatët Edison Memolla nga Partia Socialiste , Hekuran Xhani nga “Shtëpia e Lirisë “ dhe Ferdinand Saraci i Partisë demokratike.