Australia do të punojë me anëtarët e NATO-s për të furnizuar Ukrainën me armë, u tha gazetarëve të dielën kryeministri Scott Morrison.
Masa për të rritur mbështetjen vjen pasi kryeministri tha të Premten, se Australia do të sigurojë pajisje ushtarake “jo vdekjeprurëse” dhe furnizime mjekësore.
“Ne tashmë po ofrojmë mbështetje të konsiderueshme në drejtim të ndihmës jovdekjeprurëse, por sapo kam folur me ministrin e mbrojtjes dhe ne do të kërkojmë të ofrojmë çfarëdo mbështetje që mundemi përmes partnerëve tanë të NATO-s, veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha Morrison.
“Partnerët tanë të NATO-s po ofrojnë tashmë mbështetje në këto fusha dhe ne do t’i ndihmojmë ata me atë që ata po bëjnë.”
Morrison tha gjithashtu se Australia ka përshpejtuar përpunimin e vizave për ukrainasit që kërkojnë të hyjnë në Australi dhe do të ofrojë më shumë ndihmë humanitare në të ardhmen e afërt, duke e përshkruar atë si një “prioritet kryesor”.
“Fokusi ynë është ajo që po ndodh në Ukrainë tani dhe duke ofruar lehtësim të menjëhershëm për ata që do të kalonin kufijtë pasi qindra mijëra njerëz po zhvendosen dhe komuniteti botëror do të punojë së bashku për të gjitha ato çështje. Por Australia do të jetë shumë të përgatitur për të marrë gjithnjë e më shumë, sicc kemi bërë dhe me Afganistanin”, tha Morrison.