Lufta në Ukrainë ka solidarizuar një botë të tërë, jo vetëm në aspektin politik, por edhe atë të sportit. Një episod emocionues është shënuar në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Everton. Dy lojtarët e të dyja skuadrave, me kombësi ukrainase janë përqafuar në mes të fushës, në vazhdën e zhvillimeve që po ndodhin në Ukrainë.
Futbollistet që u përqafuan ishin Oleksandër Zinchenko i Manchester Cityt dhe Vitaly Mykolenko i Everton.