Në ceremoninë e organizuar në Pulja, në 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve, kreu i qeverisë Edi Rama ka treguar historinë me një politikan europian, që paragjykonte vendin tonë. Sipas Ramës, ku politikan i lartë, emrin e të cilit nuk e përmendi, kishte frikë që të hynte në Tiranë dhe kërkonte që të shoqërohej nga makina të blinduara dhe njerëz që mbajin armë.

Sipas Ramës, pas shumë bisedash me të, ai kishte hyrë normalisht në vendin tonë, dhe kishte ndryshuar menjëherë mendim nga ajo që kishte zbuluar në Shqipëri, ku ndryshe nga sa mendonte nuk kishte gra të mbuluara deri në grykë, dhe as njerëz që lëvizin me armë.

 “Jo shumë kohë më parë, mora një mesazh nga përgjegjësi i zonës VIP të aeroportit të Tiranës dhe mendova mos kishte ndonjë bombë, a ndonjë zjarr në aeroport. Marr telefonin dhe më thotë kemi një situatë të jashtëzakonshme, s’e kemi ndonjëherë më parë. Është një VIP që nuk do të hyjë në Tiranë. I them nuk do të niset nga Tirana apo të hyjë në Tiranë. 

Jo jo një VIP që ka ardhur me policë, i cili refuzon të hyjë pa makina të blinduara dhe njerëz të armatosur. I thashë, për korrektesë nuk ju them kush është, por është politikan i një vendi të rëndësishëm, një mysliman i të majtës. Po jua them se minimalisht nuk do duhej që të ishte dikush me paragjykime kaq të mëdha. I them këtij personi, a janë aty shërbimet që shoqërojnë VIP-at.

Po më thotë ai, ata janë të armatosur, por zotëria nuk e quan pistoletën një armë të mjaftueshme për të hyrë në Tiranë. I thoni zotërisë që nuk ofrojmë një shërbim për të hyrë në Kandahar, ai mund të niset mbrapsht, nuk ndodhet në Rripin e Gazës.

Pas 45 minutash debati për t’u futur në Tiranë, të nesërmen nuk di nëse e dinte qe e dija këtë situatë, por më thotë që duhet të më kërkojë falje sepse ka udhëtuar shumë, ka parë shumë vende, e quane veten si dikë që nuk mund të hynte në një greminë sikurse e priste, sepse Shqipëria nuk ka të bëjë fare me atë që përfytyronte.

I thashë që nuk ka rëndësi sepse kjo ndodh me ata që vijnë nga vendet e ftohta të Europës. Më tha bëra një xhiro në Tiranë, një shëtitje në qendër dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar. Pastaj më thotë që shkova në Ministrinë e Brendshme dhe flisnin anglisht. I thashë, lëreni këtë se nëse jeni i befasuar deri në këtë pikë, gjithçka do të jetë surprizë për ju.

I thashë ambasadores, ndiqe pak se çfarë do të thotë ky tipi kur të kthehet. Ai nuk thonte gjëra të shëmtuara sepse kishte ardhur për të luftuar të keqen, por nuk tha asgjë nga e gjitha kjo. Unë i kalova një mesazh përmes ambasadorit dhe i thashë, kryeministri u gjend shumë i befasuar kur erdhi në Shqipëri sepse nuk thatë asgjë nga e gjithë kjo. Përgjigja e tij, është e rëndësishme për këtë çështje, më thotë, më përshëndesni atë kryeministrin e madh, që inteligjent siç është do ta kuptojë.

Kjo është politika. Kjo nuk është politika dhe arsyeja pse unë, ndoshta jo të të gjithë, por të thuash që kjo është politika, të kesh aftësinë për të të bërë politikë në ato nivele në këtë drejtim mund t’i bëhet dëm njerëzve. Ky është muri që ne duhet të shembin në Europë. Ky mur është një arsye tjetër për të cilën ne jemi gjithmonë mirënjohës Italisë. Italia është avokatja jonë në të gjitha sallat kur Shqipëria është nën akuzë”, tha Rama

(E.K/Faxweb.al)