Sot është dita e parë e Marsit, muaji që sjell pranverën me vete, së bashku me ditët më të gjata dhe një dozë të mirë optimizmi, që është absolutisht e nevojshme në këtë moment të vështirë historik. Garderoba e Marsit 2022 pasqyron nga njëra anë tendencat e reja të modës për Pranverë Verë 2022, nga ana tjetër klasikët e mëdhenj të sezonit.
Pelerinat
Koha për të nxjerrë pelerinat nga dollapët. Modeli tradicional, gabardinë bezhë dhe me gjatësi mesatare, shpesh mund të jetë i mërzitshëm. Por duhet të dini se si ta përshtatni atë: në mars 2022, veshja që duhet të provoni përbëhet nga një këmishë e shkurtër, xhinse të drejta me bel të lartë dhe një palë Mary Janes të dukshme, siç është tendenca. Një shami mëndafshi e lidhur rreth qafës ju sjell edhe njëherë modën e viteve gjashtëdhjetë.
Kombinimi i ngjyrave: rozë neon dhe e verdhë pastel
Dëshironi të keni një pamje më “të ndezur”? Asgjë s’është më e mirë se një veshje rozë. Roza neon është një nga ngjyrat kryesore të Pranverës Verës 2022. Ngjyra e ndezur u jep kombinime të ndryshme, por për t’u vënë re, kombinimi me pastel është më i rafinuari. E verdha e hapur ose gjalpi për shembull, një tjetër trend ngjyrash i sezonit: të kombinohet me jeshile ulliri ose blu të errët. E zeza mund të mbetet në dollap.
E domosdoshme: kostumi i shkurtër
Pas kostumit me ngjyra dhe kostumit të shkurtër me pantallona të shkurtra, falë rikthimit të minifundit, në pranverën e verën 2022 do të jetë i popullarizuar kompleti i xhaketës dhe fundeve të shkurtra, të risjella nga vitet gjashtëdhjetë. Mund ta kombinoni me çizme të gjata për ta bërë veshjen më aktuale se kurrë.
Një ide tjetër: bluzë poshtë këmishës.
Arti i të veshurit me shtresa me ardhjen e pranverës duhet përvetësuar sa më shumë. Klima e marsit kërkon veshje inteligjente dhe gama e veshjeve të sipërme është më e gjerë se ajo e palltove të dimrit 2022, duke ju lejuar të eksperimentoni. Si ta bëni xhaketën e zakonshme me një këmishë të bardhë interesante (dhe më të ngrohtë)? Thjesht vishni një pulovër të mbyllur poshtë këmishës. Ngrohtësia dhe stili i garantuar…
Me kostum, por me atlete