Tiranë/Informacion paraprak
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim për vjedhje, janë vënë në ndjekje të tij. Shtetasi në kërkim E. Ç., kur ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit në kërkim që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.