Trupat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase.

“Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë”, tha një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë, tha ai.

Shuhet zjarri në centralin bërthamor në Ukrainë, s’ka viktima

Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Zjarri shpërtheu pas bombardimeve nga forcat ruse. Autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se zjarri tani është shuar dhe se s’ka viktima.

/abcnews.al