Nënkryetari i FRPD, Lisander Hoxha gjatë një interviste të dhënë për Fax News u shpreh se nëse në listat që do të dorëzohen gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë përfaqësues nga Forumi Rinor i PD, Hoxha zotohet se do të jap dorëheqjen si nënkryetari i Forumit Rinor si dhe nga Këshilli Kombëtar.
Ndër të tjera Hoxha përmendi disa të rinj të këtij forumi të cilët për vite me radhë kanë dhënë kontributin e tyre politik në vendet që përfaqësojnë, gjithashtu ai shtoi se Forumi Rinor ka bërë një punë të jashtëzakonshme për PD pasi shikohet nga produkti ndër vite.
“Këshilli Kombëtar që është organi më i lartë duhet të kalojë në sit këtë listë e cila erdhi si pasojë e një komisioni që për mua produktin e tij nuk e kishte shpresëdhënës dhe besimdhënës në këtë moment historik që ndodhet Shqipëria. Ndoshta kanë pasur synimin e mirë, por produkti nuk solli atë peshë të caktuar që ne kërkonim të shfaqnim figurat tona më të mira të shoqërisë të përfaqësonin PD. Ka 8 muaj që nuk mblidhet kryesia , kush i merr vendimet, si merren këto vendime. Momenti i listave është momenti më i rëndësishëm historik për PD dhe gjithë forcat e tjera.
Një herë në 4 vjet bëhen listat dhe ata duhet të jenë njerëzit më të mirë nga radhët tona të cilët maksimalizojnë votat dhe sjellin fitoren, u kemi borxh fitoren shqiptarëve të këtyre zgjedhjeve të pahumbshme.
Edhe me Forumin Rinor të PD, në 2018 u tha se u dha dinjitet të rinjve, por të rinjtë nuk janë gomerë dhe hamej që bredhin pas lidershipeve të caktuar dhe në fund përdoren dhe themi kaluam lumin, mirupfshim kalit.
Ky forum i ka bërë një punë të jashtëzakonshme PD, nuka ka qenë struktur kot, ka produkt.
Nëse të rinj si Ervin Bushati i Shkodrës kryetri i Forumit Rinor nuk përfaqësohen dot në atë listë, të rinj si Indrit Hoxha që i dorëzoi mandatin në Prlament, Gramoz Ruçit, të rinj të tjerë të Forumit Rinor që përbëjnë vlerë për këtë forcë politike, po atëhere hajde kot të bëjmë hipokritin, mbyllim sytë kalojmë radhën, vijnë zgjedhjet e tjera s’është normale.
Dua të shoh 5-6 të rinj të Forumit Rinor të jenë pjesë e sigurtë e listave sepse e meritojnë të jenë. Dua të shoh vajza si Denisa Meçi një kryetare e Forumit Rinor të Pukës që i ka dhënë vlerë qytetit të saj me gjithë angazhimet e saj politike.
Nëse nuk ndodhin këto të na thonë që nuk ndodhin, ua dorëzojmë dorëheqjen me kënaqësi edhe nga nënkryetar i Forumit Rinor edhe nga Këshilli Kombëtar dhe të vazhdojmë rrugën të mbajmë përgjegjësi”, u shpreh nënkryetri i FRPD Hoxha.
Faxweb.al