Skandalet nuk kanë të reshtur për Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj edhe në zgjedhjet e 6 marsit, ku po shfrytëzojnë varfërinë e qytetarëve për tu blerë vota me pagesa kesh, me abuzime me fondet shtetërore, por edhe me pagesa borxhesh që qytetarëve u janë ngarkuar ndër muaj për shkak të abuzimit në kurriz të tyre.
SYRI TV denoncon skandalin e radhës, ku kryetari i komanduar i Bashkisë së Rrogozhinës, njëherësh kandidat i Partisë Socialiste Edison Memolla ndërhyn te OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër.
Në një bisedë telefonike me zonjën e shtëpisë, Memolla konfirmon se ishte takuar më herët me telefonuesen, të cilës i kishte garantuar mos-ndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit. E më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë sa t’i marrin votat, e për të justifikuar veprimin, ai vetë do t’i paguante faturën e një muaji. Madje Memolla e orienton elektricistin që pasi të kalojnë zgjedhjet mund të vepronin.
Por jo vetëm kaq.
Kandidati i Partisë Socialiste për Rrogozhinën Edison Memolla, i thotë elektricistit, me të cilin kishte njohje të mëparshme se do të fliste me Edin e më pas të flisnin edhe më lart, në mënyrë që këtë periudhë, sa të kalonin zgjedhjet, të mos bënin ndërprerje, por aksionin ta nisnin pas 6 marsit, kur qytetarëve t’u kishin marrë votën.
Por ky nuk është rasti i vetëm. Si në Rrogozhinë, edhe në qytete të tjera drejtorët e Partisë Socialiste po blejnë vota me para kesh apo duke u paguar borxhet shumë familjeve të varfra, të cilat prej vitesh vazhdojnë ti zhysin në skamje për shkak të abuzimit me taksat e këtyre qytetarëve. Tashmë u takon organeve të drejtësisë e SPAK për të vepruar përball këtij skandali e krimi të rëndë elektoral të abuzimit e blerjes së votës.
Biseda telefonike e zbardhur:
Kryetari: Alo!
Zonja: Alo!
Kryetari: Përshëndetje…
Zonja: Përshëndetje…
Kryetari: Si jeni?
Zonja: Mirë, po ti?
Kryetari: Më fal se nuk më del numri…
Zonja: E di që nuk del numri… nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del…
Kryetari: Po më thuaj?!
Zonja: Unë jam goca e …
Kryetari: Çfarë halli kishe?
Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat
Kryetari: Eee… t’i prenë?! I thashë unë atij çunit…
Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta… Unë s’kam mundësi të paguaj…
Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon…
Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, t’i foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).
Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit…
Elektricisti: Kujt kryetar?
Djali: Të Rrogozhinës, po kush….
Elektricisti: Alo.
Kryetari: Alo.
Elektricisti: Urdhëro…
Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam…
Elektricisti: Oo Rimi jam o Rimi…
Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë…
Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!
Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë… Shif t’i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje…
Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne…
Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka…
Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo…
Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty…
Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës…
Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee…
Elektricisti Rimi: Po…
Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë….
Elektricisti Rimi: Mirë..
Kryetari: Apo e ke raportuar ti?
Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë..
Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin…
Elektricisti Rimi: Mirë po iki…
Kryetari: Hajde…
fax