Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Lezhë ku edhe ka nisur një bashkëbisedimin me banorët në këtë qytet.
I pyetur nga një qytetarë se çfarë do të bëjë qeveria për të ndihmuar biznesin e prekur rëndë nga pandemia, Rama u shpreh se biznesi i vogël e ka taksën zero duke shtuar se kjo është mbështetja më serioze që një qeveri ka dhënë për biznesin.
Rama është ndalur edhe te vaksinimi, duke thënë se shpreson që në një kohë të afërt të mund të sigurohet një sasi e konsiderueshme vaksinash të të mund të kryehet vaksinimi masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik.
Rama: Besoj se në një vend ku biznesi deri në 240 mln dollarë xhiro s’paguan asnjë tatim mbi fitimin mund të themi që është mbështetja më serioze që një qeveri i jep biznesit, një masë që do të jetë aty, deri në vitin 2029 me PS nuk diskutohet. Nëse ndryshon kjo nuk mund ta di si do të jetë. Për sa kohë PS të jetë në krye të vendit, biznesi i voglit nuk do të paguajë taksa.
Ndihma tjetër për biznesin dhe gjithë shqiptarët është vaksinimi. Jam shpresë plotë që është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik.
Vaksinimi, e vetmja armë, sëpatë që këput zinxhirin e infektimeve. Nëse realizojmë një vaksinim masive, në mars, prill, maj dhe mes qershori, do të kemi një sezon turistik ndryshe nga ai që kishim. Me vaksinimin e bluzave të bardha dhe të moshuarve ka filluar një proces mbrojtje. Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash sepse me volumet e deritanishme procesi do të jetë më i ngadaltë. Shpresoj t’ja dalim, kjo është ëndrra që mua më lë pa gjumë. Si të disponojmë sa më shpejt një sasi vrastare vaksinash për armikun e padukshëm.
Top Channel