Home ELBASANI SOT Kur hodhën themelet e kancerit politik.

Kur hodhën themelet e kancerit politik.

296

Nga Erion Murataj

Në atë kohët të zymtë ku balta u nxi e toka zu thinj këta që ju votoni vendosën themelimin.
Mbi gjakun e besimin tuaj koha thirri në skenë partitë.
E kam modifikuar pak por e bëra për ty e/i re/ri që të kuptosh ç’po jeton në celuloidin e të përditshmes tënde.
E bëra për ty prind që të kujtosh çfarë rrezove për ti besuar kujt .
E bëra për ty gjysh/gjyshe që të kuptosh se sa me keq se ç’ishe je.
Në fund të ditës është e njejta filozofi i njëjti skenar thjeshtë aktorët ndryshojnë.
Marjonetat treten, ata që i levizin thjeshtë trashëgojnë.
Teknologjia ecen, tirania e shfrytëzon.
Demokraci është emri diktaturë binoni i konceptit si të nënshtrojnë .
Gjithsesi ti që po e lexon dhe unë bashkë me ty, sot u bëmë dhe njëherë spektator të të njëjtës skenë.
Unë të pakten e them duke marrë përsipër dhe kostot e hakmarrjes.
Po ti?
Unë refuzoj të më ç’nderojnë inteligjencën me togfjalëshin, sot duhet të vendosësh të ardhmen!
Po ti?
Nëse nuk do isha ofendues do të thoja se po të vrasin.
Nëse do zgjidhja të isha realist do thoja se po të prostituojnë gjithçka të shenjtë tendën.
Ata dhe sot ishin bashkë dhe pse vendosën të bëjnë atë që dijnë të bëjnë më mirë.
Një piktor që të qetëson me një tablo që nuk është e jotja.
Një artist që të bën të qeshesh me iluzionin ne aktrim.
Një doktor që të fsheh kancerin që po të merr jetën me fallxoren që thotë se fati po të troket në derë.
Nuk do të ketë nesër për ne.
Lufta nuk bëhet vetëm me armë.
Armiku është gjithmonë ai që ti i beson.
Dhe po, mund të jetë dhe piktor dhe artist dhe doktor.
Rëndësi ka ta zbulosh pa të të vrarë.
Demokracia dhe liria nuk është një tufë ordinerësh që të kanë bindur se janë lider.
Demokracia dhe liria janë brenda teje.
Kujtohu kush je dhe zer vendin që të takon në jetën tënde.
Demokracia dhe liria janë ti, lufto për to./Egnatia News