Home AKTUALITET Zgjedhjet lokale, dëbora anulon votimet në 3 qendra

Zgjedhjet lokale, dëbora anulon votimet në 3 qendra

26

Nuk është mundur të zhvillohet votimi në dy fshatra të Shkodrës, atë të Shoshit dhe Pultit. Kjo ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që e kanë bërë të pamundur dërgimin e komisionerëve në qendrat e votimit.

Lajmi për mos votimin në këto zona është bërë i ditur Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili tha se në Pult dhe Shosh votimi konsiderohet i pafilluar dhe i përfunduar. Në listë në qendrat e votimit në Shosh dhe Pult janë rreth 1300 votues.  Bëhet fjalë në total për 3 QV, 2 në Shosh dhe 1 në Pult.

Duke u ndalur tek problematikat e hasura në bashkinë e Vorës, Celibashi u shpreh se votimi në këtë bashki ka vijuar normalisht. Për sa u përket problematikave të raportuara, sipas Celibashit 13% e tyre lidhen me kamerat e vëzhgimit, rreth 70% me pajisjen e identifikimit elektronik dhe 15% me çështje të administrimit të zgjedhjeve.