Gratë “festojnë” nuk “protestojnë”
Dita Ndërkombëtare e Gruas kremtohet çdo vit më 8 mars. Kjo ditë është simbolike për rrugëtimin historik që gratë në të gjithë botën kanë bërë për të përmirësuar jetën e tyre.
8 marsi vjen si një kujtesë, se pavarësisht sa është bërë, udhëtimi është i gjatë dhe duhet bërë akoma më shumë. Por edhe këtë vit për 8 Mars në qytetin e Elbasanit nuk pati një protestë nga gratë.
Ato shprehen se kjo ditë duhet të jetë protestë por që në vend mungon organizimi.
Dita Ndërkombëtare e Gruas është festuar për më shumë se një shekull tani. Ndërsa shumë njerëz e mendojnë si një çështje feministë, rrënjët e saj qëndrojnë në lëvizjen punëtore. Ajo u organizua në 1911 nga Clara Zetkin, një teoriciene gjermane.