Home BOTA Ukraina me reshje bore në të gjithë pjesët e vendit

Ukraina me reshje bore në të gjithë pjesët e vendit

20

Ditët e fundit Ukraina ka parë reshje bore në të gjithë pjesët e vendit, dhe sipas parashikimeve kjo situatë do të vijojë edhe përgjatë javës.

Prezantuesi i motit në BBC, Ian Ferguson ka dhënë më shumë detaje për të ftohtin, duke thënë se do të jetë edhe më prezent gjatë mesit të javës dhe në vazhdim.

Qytetet si Kharkiv dhe Kiev do të përjetojnë temperarura deri në -20 gradë celsius.

Ai thotë se kushtet “të tmerrshme”, me temperatura 5 gradë Celsius ose më shumë nën mesataren sezonale, do të prekin njerëzit e zhvendosur në të gjithë Ukrainën dhe ata pa strehim dhe energji adekuate.