Kandidati i PD në Dibër, Luan Haka ka dhënë një deklaratë për mediat ku para se të fillonte mbledhja e kolegjit të kryertarëve të degëve të PD, ka thënë se kjo ishte vetëm vazhdimi i një beteje.
Ai tha se nuk ishte faji i PD që njerëzit ishin shitur për një thes miell, dhe shtoi se në Dibër ishin angazhuar grupime të larta të qeverisë për të marrë vota me çdo kusht. Në deklaratën e bërë, Haka përmendi gjithashtu se 75% e demokratëve në Dibër e donin Bashën si kryetar.
Luan Haka: Basha ka bërë një fushatë për të fituar. Pse more Basha do e kapi votën në Dibër? Çfarë të bëjmë ne kur njerëzit shiten për një thes miell? Ky nuk është dorëzim, por vazhdimi i një beteje. Në Dibër mbi 75% e demokratëve e duan shumë Bashën. Unë kam dalë me fitim në Dibër.