Pak minuta përpara protestës kombëtare kundër rritjes së çmimeve, që është thirrur në Tiranë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama poston një foto nga mbledhja e qeverisë, ku thotë se po bëhet gati paketa sociale për situatën e krijuar.
Postimi i Ramës:
Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare.