Për katër muaj Dojna Mema e mbajti të fshehtë lajmin e shtatzënisë. Ajo u shfaq vetë e dyta në ekran duke prezantuar “Big Brother VIP Fans Club” dhe askush nuk dyshoi.
Mirëpo, tanimë që e beri publik lajmin nuk mund tu shpëtojë pyetjeve rreth shtazënisë. Dojna ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në “Ëndërrtjerrësit” ku ka folur për herë të parrë rreth pritjes së ëmbël.
“Jam në një fazë shumë të lumtur të jetës sime private. Jam në pritje të ëmbël. Gjatë gjithë Fan Clubit kam qenë shtatzënë. Kam patur siklete por është pjesë e punës sonë dhe nuk ia vlen të diskutohen.”
Para disa ditësh Dojna e dha lajmin e bukur në rrjetet sociale. Ajo postoi një video në nëtyrë ku shihej e veshur me një crop-top teksa në sfond dëgjoheshin të rrahurat e zemrës së një fëmije. Deri tani moderatorja nuk ka zbuluar ende gjininë e fëmijës që po pret.
Dojna është prej vitesh në një lidhje me kantautorin Vlashent Sata. Ata janë njohur gjatë një interviste televizive që moderatorja i bëri artistit të njohur dhe ishte pikërisht ky takim që ndezi shkëndijat mes tyre, pasi çifti nuk njiheshin më parë.
Çifti nisën një romancë pas kësaj interviste dhe e mbajtën të fshehtë për disa kohë, derisa lidhja e tyre u zbulua nga ndjekësit teksa ata e konfirmuan vetëm në 2020. Para pak javësh Vlashenti i propozoi Dojnës për martesë, pikërisht në ditëlindjen e saj, gjatë një udhëtimi në Barcelonë.
E teksa nuk dihet ende se kur do e bëjnë dasmën, me siguri dihet se tashmë familja e tyre do zgjerohet. Në intervista të ndryshme Dojna nuk e ka fshehur dëshirën për tu bërë nënë duke u shprehur se e pret me padurim këtë moment.