Home AKTUALITET POLITIKË Basha:Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben...

Basha:Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim.

37

Është zbardhur qëndrimi i Lulzim Bashës në mbledhjen që po zhvillon me grupin e tij parlamentar.

BashaI hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e PD, edhe të atyre që na votuan, edhe të atyre që nuk dolën fare me zgjedhje.

Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim.

Të ofrojmë zgjidhje  për situatën dhe që ishërben PD-së, dhe jo interesave personale. Une jam i hapur për cdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokratëve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumicë nga rradhët tona që nuk votoj.

Duhet të kalojme vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje.

I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët  e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme.

Ne duhet te gjejme nje qendrim te perbashket te te gjitha strukturave te PD per te gjetur zgjidhje. Cdo zgjidhje qe perjashton cdo grupim demokratesh nuk i sherben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD.