Ky extension funksionon duke verifikuar se përmbajtjet në versionin për web të aplikacionit nuk janë duke ndërvepruar me një faktor tjetër që mund të komprementojë sigurinë tuaj. Në këtë mënyrë gjërat do të bëhen shumë më të vështira për një haker që të vjedhë të dhënat tuaja ndërkohë që ju përdorni shërbimin në web.
Nuk ka asnjë ndryshim të ri në metodat e sigurisë mbështetëse të Code Verify. Web extension i ri do të bëjë krahasimin e një pjese të kodit që po aktivizohet në browser-in tuaj, më ato që gjenden në një Cloudflare të besuar të palës së 3-të.
Sapo ky kontroll të jetë bërë, browser extension përdor një sistem me dritat e trafikut për të treguar nëse ka patur ndonjë problem. Drita jeshile tregon se gjithçka është në rregull, mirëpo portokallia tregon se ju mund t’ju duhet të rifreskoni faqjen ose keni instaluar një tjetër browser extension që interferon me Code Verify. Drita e kuqe tregon se ka një problem, dhe Code Verify do të ndihmojë përdoruesit ta zgjidhin këtë problem.
Meta tregon se asnjë nga mesazhet tuaja nuk do të lexohet nga extension-i dhe se asnjë nga të dhënat e tua nuk do t’i çohet Cloudflare. Meta ka publikuar gjithashtu dhe source code për Code Verify në GitHub.